Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet kulluese kanë rënë pre e ndotjes ambientale.Përroi i Vrakës ndër vite ka qënë i shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave.

Ky fakt vjen si pasojë e vendndodhjes së tij në afërsi me zonat e banimit, madje edhe të mbipopulluara.I premtuar nga të gjitha instancat shtetërore për pastrimin e tij dhe krijimin e një përroi atraktiv , për banorët e zonës ai është kthyer në ambjentin më të ndotur në të gjithë zonën.Sigurisht një tjetër anë negative që sjell kjo papërgjegjëshmëri e banorëvë shpesh-herë ka sjellë dhe katastrofa ekologjike.Nuk është hera e parë që kemi të bëjmë me situatë të tillë.Për më tepër po shkatërrohet edhe një nga passuritë më të mëdha natyrore, si është liqeni I Shkodrës. Rrjedhja e përroi të Vrakës I merr përpara mbeturinat dhe I depoziton në liqen.Ndonëse është pastruar disa herë nga punonjësit e njësive vendore , përroi vazhdon të ndotet sërish duke u bërë një shqetësim për jetën e banorëve por jo vetëm.Në të gjithë gjatësinë e tij është mbushur me mbeturina duke u shndërruar në një vatër të rrezikshme ndotjeje.Vija e vrakës është zonë neutrale mes Malësisë së Madhe dhe Shkodrës ,ndaj ka bërë që akush nga drejtuesit e bashkive respektive të marrë ndjenjën e fajit.Megjithatë nuk ka nevojë për shumë komente në këtë rast, pasi pamjet tregojnë qartë gjendjen e krijuar dhe ndotjen që I bëhet liqenit të Shkodres.Kështu vazhdon kjo histori pa I dalë asnjëri përzot, ndërsa ndotja vijon cdo ditë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRUS, MOSKRASITJA E PEMËVE, SHQETËSIM PËR BANORËT
Artikulli tjetërPROJEKTI I 3R-ve, PËRFAQËSUESIT E AMBASADËS JAPONEZE NË BUSHAT