Në ambientet e Bibliotekës “Gjergj Fishta” në Lezhë u hap ekspozita me titull “Përsekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre”. Nxënësit e shkollave “Gjergj Kastrioti” dhe “Hydajet Lezha” patën mundësinë të njihen për herë të parë me dokumente arkivore dhe dosje gjyqësore, të cilat hedhin dritë mbi persekutimin e disa prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Lef Nosi e të tjerë. Koordinatorja e Edukimit dhe Informimit publik pranë Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit Dorina Daiu, thotë se është mjaft e rëndësishme që të rinjtë ta njohin të shkuaren me qëllim që mos të përsëriten të njëjtat gabime në të ardhmen.

Këto dokumente na tregojnë një histori që nuk e kemi njohur më parë në detaje, ndaj dhe është mjaft e rëndësishme të mësojmë për të kaluarën thonë nxënësit.

Kjo ekspozitë e hapur në Lezhë shërben si një kujtesë historike për rolin dhe sakrificat e këtyre personaliteteve në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Artikulli paraprakHISTORIA, QË 20 VJEÇE NË AZIL
Artikulli tjetërSUKA – DAJÇ, FSHATI QË PO “SHUHET”