Edhe më herët në internet ishin shfaqur disa pamje të modelit të ri të telefonit të famshëm të Apple, iPhone 6S, ndërsa tani sërish janë shfaqur online disa pamje të reja që e shfaqin ekranin e iPhone me panelin LCD.

iPhone 6S thuhet se do të vijë me ekranin me 4.7” me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa 6S Plus besohet se do ta sjell ekranin më të madh me 5.5” në QHD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve. Të dy modelet e reja të iPhone pritet ta sjellin procesorin e ri Apple A9 që do të ofrojë performancë dhe grafika më të mira Apple, si dhe përditësim në të dyja kamerat e pajisjes, edhe atë kryesoren por edhe atë të përparmen. Kamera e përparme pritet të vijë me Full HD FaceTime, ndërsa kamera e pasme pritet të ofrojë 12MP me mundësi të incizimit të videove në 4K. Modelet e reja të iPhone 6S dhe 6S Plus pritet të vijnë në shtator, ndërsa bashkë me dy modelet e reja të telefonave pritet të vijë edhe Apple TV dhe iPad Pro.