Kufizime të reja shëndetësore, përfshirë mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e udhëtimit përtej 10 kilometrash pa përjashtim, u shtrinë sot edhe në tre rajone të tjera në Francë, ndërsa epidemia po bëhet gjithnjë e më pak e kontrollueshme, me shërbime shëndetësore të mbingopura në disa zona.

“Duket thelbësore për të amplifikuar masat mbrojtëse për tre departamente, Rhône, Aube dhe Nièvre”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, gjatë një konference shtypi.

Këto departamente u bashkohen kështu 16 të tjerave, përfshirë të gjithë rajonin e Parisit, tashmë nën këto masa bllokimi të përforcuar.

Ndër masat në fuqi është edhe ndalimi i udhëtimit ndër-rajonal dhe përgjysmimi i numrit të nxënësve për klasë në shkollat e mesme.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv i tejkaloi sot 4 700, kurse numri i 200 000 rasteve të reja të COVID-19 u tejkalua javën e kaluar, e para herë që nga fillimi i nëntorit.

Artikulli paraprakKOSOVA PËRBALLË PANDEMISË, 12,934 RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS
Artikulli tjetërDREJTORI I INSTITUTIT AMERIKAN TË SHËNDETIT KOMBËTAR: HEZITIMI NDAJ VAKSINAVE, MUND TË ZGJASË PANDEMINË