Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me protestat në vend.

“Në ditët e terrorit ndaj qytetit, komponentët që po zbërthehen hap pas hapi. Ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme e çdo qytetari, dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm. Për fat të keq, në protestat e javëve të fundit u bënë bashkë të dyja.

Orë e çast, Shqipëria dhe shqiptarët panë me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm idealistë, të dalë në rrugë për të çliruar Shqipërinë, u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Që kur nisi protesta e “Flamingove”, kam thënë se ka arsye për protestë, por që në krye të herës ishte e influencuar rëndë, ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë dhe të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vet.

Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, lëndëve eksplozive e me radhë, përmes doganave dhe nga subjekte të caktuara, janë tani në duart e policisë. Padyshim, qershia mbi tortë, ose më saktë glasa mbi tortë, është PD-ja, e cila dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit”, tha Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“ETIKA” PËRJASHTON ME 60 DITË NGA KUVENDI 6 DEPUTETËT E PD-SË, PËR 14 TË TJERËT RRËZOHET KËRKESA E PS
Artikulli tjetërANDI HADROJ DREJT VLLAZNISË