
Vijon protesta në zonën e Baks-Rrjollit, ku gjatë ditës së sotme janë shënuar përplasje të rënda fizike mes banorëve dhe punonjësve të sigurisë private të kontraktuar për ruajtjen e kantierit të ndërtimit të resortit.
Banorët kanë përzënë nga zona efektivët e sigurisë private dhe më pas kanë sulmuar makineritë e punës së kompanisë ndërtuese, duke thyer xhamat e eskavatorëve dhe kabinave, si edhe duke dëmtuar automjetet e kompanisë së sigurisë, e cila prej disa ditësh ishte angazhuar për ruajtjen e kantierit.
Dhjetëra protestues të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë iu bashkuan banorëve të zonës.
Aktualisht situata në Rrjoll mbetet e tensionuar, ndërsa banorët paralajmërojnë se protesta do të vijojë deri në ndalimin e punimeve për ndërtimin e restortit turistik në Baks-Rrjoll të Velipojës.






