Bota është alarmuar sërish nga përhapja e koronavirusit, dhe këtë herë për shkak të variantit të ri Omicron. Sipas epidemiologut kryesor të Afrikës së Jugut, Salim Abdul Karim, ky variant është më ngjitës dhe duket se ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit që kanë zhvilluar imunitet.

Më konkretisht, sipas epidemiologut, “vaksinat ekzistuese të COVID-19 ka të ngjarë të jenë efektive në parandalimin e sëmundjeve serioze për shkak të mutacionit të ri”. Por sipas shkencëtarëve, nuk dihet ende nëse Omicron shkakton simptoma më të rënda se variantet e mëparshme.

Megjithatë, sipas epidemiologut ky variant është më ngjitës dhe duket se ka më shumë gjasa të infektojë personat që kanë zhvilluar imunitet ndaj virusit qoftë nëpërmjet vaksinimit ose nëpërmjet infeksionit.

Artikulli paraprakZBULONI FJALËN MË TË KËRKUAR PËR VITIN 2021
Artikulli tjetërBIONTECH NIS PUNËN PËR TË PËRSHTATUR VAKSINËN PËR VARIANTIN E RI