Personat me aftësi të kufizuara tashmë do të kenë një trajtim ndryshe. Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka deklaruar se do të ndryshojë skema e vlerësimit për ata që përfitojnë pagesë financiare, në mënyrë që ajo të mos shkojë për mbajtjen e familjeve të personave me aftësi të kufizuara, por të kthehet në shërbim sipas nevojës së tyre

. “Një skemë që veç vlerësimit mjekësor ka edhe një vlerësim social e psikologjik të këtyre njerëzve, që këta të kenë mundësi të integrohen në jetën e përditshme, të jenë pjesë e vendeve të punës dhe e shoqërisë”, ka thënë Klosi. Ministri ka propozuar që personat me aftësi të kufizuar të trajtohen që në moshë të vogël, pasi ka raste konkrete për të cilat trajtimet që në moshë të re, të specializuara, mund të sjellin ndryshim rrënjësor në jëtën e tyre. Ndërkohë është gati baza me të dhëna për personat me aftësi të kufizuara, duke shmangur abuzimet e shumta që janë bërë deri më tani në emër të tyre.

Artikulli paraprakSAMITI I NATO, RAMA TAKOHET ME OBAMEN
Artikulli tjetërDOREHIQET TRAJNERI I VOLEJBOLLIT ARTAN KALAJA