Drejtorja rajonale e Shërbimit Social në Shkodër Valbona Tula I ka bërë thirrje personave para dhe tetraplegjikë që të aplikojnë për të përfituar mjetet ndihmëse, pjesë e donacionit të ardhur nga Suedia.

Janë me qindra paisje të mbërritura në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar të cilat priten të ndahen gjatë ditëve në vazhdim bën të ditur drejtorja.

Drejtorja Tula tregon cilat janë dokumentet që duhet të paraqesin personat me aftësi të kufizuar për të përfituar paisjet ndihmëse, si bastunë, karrige të posaçme apo edhe shtretër.

Ky donacion është më I madhi I mbërritur për qarkun Shkodër në ndihmë të personave para dhe tetraplegjikë.