Personazhet e Big Brother VIP nuk janë thjesht në garë për të fituar Çmimin e Madh prej 100 mijë euro, ata edhe paguhen për çdo ditë të qëndrimit në shtëpi dhe duket u intereson që të rrijnë aty sa më gjatë. Çdo banor paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izòluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24 orë në ditë.

‘Juda.al’ i ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar deri më tani banorët që ndodhen në shtëpi. Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’. Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda.

Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro. Ndërkohë, edhe banorët e larguar si  Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izoluar në bazë të javëve që kanë qene në Big Brother VIP.

Artikulli paraprakNGA ZGJEDHJET LOKALE TE NDRYSHIMET NË PARTI, RAMA MBLEDH STRUKTURAT E PS-SË NË SHKODËR
Artikulli tjetërNUK E DINTE SE ISHTE LIVE? ISH-KRYEMINISTRI BERISHA NDËRPRET MESAZHIN PËR DEMOKRATËT