Flamur Pirraci, 34-vjeçari i cili qëlloi me grusht kreun e AK, Kreshnik Spahiu njihet si simpatizant i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka postuar në rrejtet sociale foto me Sali Berishën. 34-vjeçari qëlloi me grusht kryetarin e AK, mbrëmjen e së shtunës në çadrën e ngritur nga opozita përpara kryeministrisë.
Pirraci ka deklaruar se e ka qëlluar Spahiun pasi ky i fundit e kishte ofenduar.