Atmosferë festive në fshatin Goraj të Malësisë së Madhe, ku u përurua kompanjeli i kishës së fshatit, një dhuratë për komunitetin nga dy bashkatdhetarët emigrantë, Salvator Spathari dhe Aleks Mreshaj.

Ceremonia u zhvillua gjatë meshës së shenjtë, ku famullitari, At Gazmend Tinaj, shprehu mirënjohjen për kontributin e dy emigrantëve, të cilët financuan ndërtimin e shtatores së Zojës, kambanës dhe kompanjelit të kishës. Në fjalën e tij, Tinaj vlerësoi bujarinë e tyre dhe uroi që emigrantët shqiptarë, kudo që jetojnë e punojnë, të mos e harrojnë kurrë vendlindjen dhe të vazhdojnë të kontribuojnë për komunitetet e tyre.

Pas ceremonisë së bekimit të kompanjelit, banorët e fshatit dhe të ftuarit morën pjesë në një drekë festive, ku atmosfera u shoqërua me këngë dhe valle tradicionale, duke festuar së bashku deri në orët e vona të pasdites.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBAHÇALLEKU MES TRAFIKUT DHE PUNIMEVE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, ME ‘FLOTËN’ MË TË VJETËR TË AUTOMJETEVE NË EUROPË! 91% E TYRE JANË MBI 10-VJEÇARE, DOMINON NAFTA