Në Tiranë sot është përpuruar memoriali i Holokaustit. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen që i ka dhënë hebrenjve gjatë holokaustit.

“Nuk mendoj që ka shumë vende në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Në fakt kjo është ajo që unë mendoj, populli hebraik mendon për ata që janë të drejtë. janë persona që kanë treguar trimëri kundrejt çdo sfide.

Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit familjet shqiptarë shpëtuan qindra familje hebrenj. Shqiptarët punuan për të shpëtuar hebrenjtë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Është një histori frymëzuese e besës shqiptare.

Jam krenare që qeveria e SHBA ka mundësi që të vlerësojë guximin e popullit shqiptar për këtë memorial.

Do të doja të falenderojë popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm. Vlerësoj ambasadorin John Withers që bëri përpjekje për ngritjen e këtij memoriali. Me miliona hebrenj u persekutuan dhe u pushtuan”, tha ambasadorja Kim.

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT E LIROI, AGIM KAJMAKU LË SPITALIN, DO PARAQITET NË PROKURORI 2 HERË NË MUAJ
Artikulli tjetërSTAR TREND – 09.07.2020