
Ditën e sotme përmes një ceremonie pranë xhamisë në Oblikë është përuruar qendra kulturore. Ky projekt u realizua falë kontributit të dhënë të donatorëve nga Kuvajti si dhe fondacioni “ Mirësia”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu I Shkodrës Imam Muhamed Sytari falenderoi donatorët nga Kuvajti ndërsa u shpreh se projekte të tilla shërbejnnë në gjallërimin e jetës fetare, shoqërore dhe jo vetëm në zonën e Shkodrës.
Zëvëndës drejtori I shoqatës globale “Rahmeh” në Kuvajt Adnan Elhadad si dhe drejtori I fondacionit “Mirësia” Korab Kaja falenderuan Myftininë Shkodër për bashkëpunimin dhe mundësinë për të ofruar këtë qendër kulturore dhe edukuese për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj zone.
Në fund të ceremonisë Myftina Shkodër i ka dorëzuar një çertifikatë mirënjohje shoqatës nga Kuvajti në shenjë falenderimi për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite në vendin tonë.