Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë. Ky është përurimi i pikëkalimit të dytë kufitar sipas modelit hyrje-hyrje pas atij që u përurua në pikëkalimin mes Hanit të Elezit dhe Bllacës. Ambasada e Kosovës në Shkup tha se këto projekte janë në funksion edhe të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral përpos lehtësisë në lëvizje.

“Sot u përurua vendkalimi i dytë kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” në mes të 🇽🇰 dhe 🇲🇰 – ai në vendkalimin Glloboqicë/Jazhincë.

Ky përurim është pas lehtësimit dhe suksesit të regjimit të ri në Hani i Elezit/Bllacë. Këto projekte përveç që lehtësojnë dukshëm qarkullimin e qytetarëve është në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ambasada. Në përurim ishin prezentë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ministrin i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Artikulli paraprakRREGULLA TË REJA NË LIGJIN E EMIGRACIONIT NË GJERMANI
Artikulli tjetërVKM/ KËSHILLI I MINISTRAVE MIRATON VENDIMIN PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICIMIT VULLNETAR