Kreu i PS-së, Edi Rama ka uruar sot të gjithë socialistët në përvjetorin 30-të të kësaj force politik.

Me një postim në Facebook, Rama zotohet se do të vazhdojnë përpjekjet që Partia Socialiste ‘të bëhet më e mirë për të gjithë’

“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Ditën e sotme PS do të mbledhë Kongresin në “Air Albania”, ku në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.

 

Artikulli paraprakDITA NIS ME KTHJELLIME, POR PASDITJA SJELLË VRANËSIRA DHE RREBESHE SHIU, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSOT HESHTJE ZGJEDHORE, NESËR PD SHKON NË ZGJEDHJE! DEMOKRATËT VOTOJNË DREJTUESIN E TYRE TË RI