“Një jetë në shërbim të tjerëve”. Ky ishte misioni i shenjtores nene tereza, të cilën sot e përkujton e gjithë bota për misionin e saj humanitar. 5 vite me pare, papa francesku e shpalli atë të shenjtë, duke i njohur mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në brazil, i prekur gjithashtu nga tumori. Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në kalkuta të indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin nobel të paqes.  Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë boten për më shumë ndihmë ndaj të  varfërve. Kryeministri Rama ka përkujtuar sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, 5 -vjetorin e shpalljes shenjtore të Nënë Terezës. Rama ka publikuar një video me thëniet e çmuara të nënë terezës, përmes zërit të aktores së mirënjohur, margarita xhepa.

 

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokujtesë në ditën e shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e zotit, nënë terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

 

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një mesazhi, lideri demokrat thekson se kremtimi i shenjtërimit të nënë terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi.

Kremtimi i shenjtërimit të nënë terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar shën terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!

Artikulli paraprakDITA E SHENJTËRIMIT E NËNË TEREZËS, AMBASADA AMERIKANE: NA KUJTOHET RËNDËSIA E BAMIRËSISË, VULLNETARIZMIT DHE FILANTROPISË
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRËS ARRESTON KATËR SHTETAS NË KËRKIM