Sektori i peshkimit vijon të mbetet një burim i rëndësishëm jetese për shumë familje në Lezhë. Vetëm në portin e Shëngjinit operojnë rreth 50 peshkarexha dhe 70 barka, ndërsa rreth 400 familje janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me këtë sektor.Aktualisht, mbështetja me naftë pa akcizë përfshin peshkarexhat, ndërsa jashtë kësaj skeme mbeten barkat e vogla të peshkimit.Peshkatarët e vegjël thonë se rritja e çmimit të karburantit ka shtuar ndjeshëm kostot e aktivitetit, duke kufizuar edhe daljet e tyre në det. Për këtë arsye, ata kërkojnë mbështetje financiare dhe përfshirjen e tyre në skema lehtësuese për karburantin.

Sipas peshkatarëve, pa një mbështetje financiare, aktiviteti i barkave të vogla rrezikon të bëhet gjithnjë e më pak i leverdishëm. Ata kërkojnë që problematika e kostove të karburantit të merret në konsideratë, në mënyrë që të vijojnë aktivitetin dhe të sigurojnë të ardhurat për familjet që varen nga peshkimi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak1 TETORI, DITA NDËRKOMBËTARE E TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërNIS KRASITJA E PEMËVE NË UNAZËN E VOGËL