Një 42 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peshkopi. Viktima është identifikuar si Alban Kaloshi mbërriti në spital i vdekur rreth orës 03:30.

“Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit” informon policia e Dibrës Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.

Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes nëse kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës . Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.