Stina e pranverës dhe verës ka patur luhajte të vazhdueshme të specieve të ndryshme të peshkut. Sipas menaxherit të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Shkodër, Arian Çinari, ulja dhe ngritja e ujit në Liqenin e Shkodrës për shkak sidomos të temperaturave të larta ka patur një ndikim negative tek peshku dhe si rrjedhojë edhe tek peshkimi.

Sipas tij, janë parë problematika në zënien e tij pasi pjesa më e madhe e speciave kanë kërkuar ujra të pastra dhe të bollshme. Në këtë rast i bie të jenë jashtë kufijve të liqenit në Shqipëri, por në pjesën tjetër të liqenit në Malin e Zi.

Ndërkohë, Çinari bënë me dije se po punohet që në vazhdim peshku në Liqenin e Shkodrës të shtohet në mënyrë artificiale.

Shtimi i specieve të ndryshme të peshkut përmes mënyrës artifiviale në vende të ndryshme synon jo vetëm përhapjen e numrit më të lartë të peshqve në liqen, por edhe shtimin e specieve, duke i dhënë akoma më shumë gjallëri.

Sipas Çinarit, mbështetja prej ministrisë përkatëse për këtë projekt të ri është e garantuar.

Artikulli paraprak“MESHKUJT KËRKESA MË TË MËDHA PËR PUNË”
Artikulli tjetër7 MIJË EURO PËR TË SHKUAR NË FRANCË PËR AZIL, ARRESTOHET POLICI KUFITAR E 2 TË TJERË