Na ndan edhe pak nga dueli i madh i boksit mes Florian Markut dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez, e vlefshme për titullin botëror WBC Silver. Një interesim i madh i tifozëve, të cilët ishin të pranishëm edhe në sheshin Skënderbej kur dy boksierët kryen peshimin zyrtar.

Marku u shfaq me shall të kuq të lidhur në kokë dhe duket optimist për duelin e mbrëmjes së 25 gushtit. Nuk pati asnjë replikë, shtyrje apo incident gjatë momentit “face to face”. Të dy boksierët respektuan rregullat, duke ia lënë ringut duelin mes tyre.

Sfida mes tyre parashikohet të nisë rreth orës 20:00 në stadiumin “Air Albania” të enjten e 25 gushtit. Parashikohen të jenë rreth 20 mijë vetë për të përkrahur boksierin shqiptar, që në karrierën e tij ka fituar 11 duele, barazuar një, pa asnjë humbje, kundrejt meksikanit që ka 24 ndeshje në total, 21 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË, RAMA: SHANS PËR PËRDORIMIN E ENERGJISË SË GJELBËR, NA DUHET NDIHMA E ARABISË SAUDITE
Artikulli tjetërBILANCI I COVID NË VEND, MSH: 445 TË INFEKTUAR DHE NJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT