Ky është Adem Burri 26 vjeç nga Shkodra, I cili është detyruar të largohet jashtë vendit prej tetë vitesh për një jetë më të mirë. Ndërsa tani për shkak të përhapjes së pandemisë është rikthyer sërish në Shqipëri.

Ademi shprehet se tashmë e vetmja mënyrë për të siguruar pak të ardhur për të mbajtur familjen e tij është të dal dhe të kërkojë punë çdo ditë tek sheshi “Isa Boletini” në qytetin e Shkodrës.

I revoltuar I riu shprehet se premtimet e qeverive për të siguruar vende pune për të rinjtë nuk janë mbajtur ndaj detyrohen të largohen për shkak të papunsisë.

Mundësitë për punësim që të ofrohen në Shqipëri janë të pakta, ndaj Ademi shprehet se pret që situata e krijuar nga Covid-19 të përmirësohet dhe të largohet sërish jashtë vendit.

Papunësia e madhe vazhdon të jetë një nga problemet kyçe në vendin tonë, e cila duket se çdo ditë e më shumë po I motivon të rinjtë të largohen nga Shqipëria.