Pëson ulje numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi ne vend. 1001 raste të reja dhe 7 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç.

Mësohet se janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarave në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki: 394 në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirkastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.
Janë 16,427 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,001
Të shëruar në 24 orë 1,803
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,956

Testime totale 1,682,861
Raste pozitive 262,241
Raste të shëruara 242,445
Raste Aktive 16,427
Humbje jete 3,369

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7,199
Fier 1,707
Shkodër 1,567
Vlorë 1,250
Elbasan 1,022
Gjirokastër 806
Berat 793
Lezhë 639
Korçë 603
Durrës 415
Kukës 306
Dibër 120

Artikulli paraprakVAKANCAT NË GJYKATËN KUSHTETUESE, META PARALAJMËRON AFATIN E FUNDIT
Artikulli tjetërVDEKJA E 3 VJEÇARIT, MAS I HEQ LICENCËN KOPSHTIT NË FIER: NUK PLOTËSON KRITERET!