Merita Bekteshi është një biznesmene e thjeshtë në Shkodër e cila ka ndërmarrë një iniciativë duke mbledhur firma për një peticion kundër disa neneve të ligjit të ri për tatimet për të mundësuar anullumin e këtij ligji.

Sipas Bekteshit ky ligj në disa pjesë të tij është dhunues për bizneset, kryesisht atë të mesëm dhe biznesin e vogël. Bekteshi thotë se qytetarët, bizneset dhe tregtarët e thjeshtë i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme për mbledhjen e firmave për peticionin kundër disa neneve për ligjin e tatimeve. Kjo nismë për mbledhjen e firmave do të shtrihet në të gjithë qytetin e Shkodrës por edhe në qytete të tjera dhe pasi të mbledhen firmat e pjesës më të madhe të bizneseve e tregtarëve atëherë do t’i dërgohet qeverisë apo edhe instancave të tjera siç janë ambasadat.

Artikulli paraprakMUSTAF LICI: TË GJITHË NË PROTESTË ME 8 DHJETOR
Artikulli tjetërAKSIONI I PASTRIMIT, HARROHET NJËSIA ADMINISTRATIVE GURI I ZI