
Një video ku një i ri masakronte qenin e tij me sëpatë mori dhenë menjëherë nëpër rrjetet sociale.
Kjo solli një reagim të madh të opinionit publik në të gjithë vendin. Ndërkohë, filloi menjëherë nisma për mbledhjen e firmave për miratimin e një ligji në parlament. Sipas drejtueses së grupit vullnetar “Animals Need Me”, Izabela Sala, shprehet se edhe Shkodra ka mbledhur një numër të madh firmash për peticionin. Këtë të hënë janë dorëzuar në total 1217 firma.
Ndërgjegjësimi në Shkodër ka qenë i një niveli shumë të lartë. Normalisht, ka patur edhe persona që e kanë parë këtë punë edhe me skepticizëm. Për t’u bërë kërkesa për miratimin e një ligji në mbrojtje të kafshëve duhen të paktën 20 mijë firma. Në shumë qytete të vendit kjo nismë ka vijuar dhe mendohet se shumë shpejt procedura të përfundoj.






