Petecioni “Qytetarët Pro Refromës në Drejtësi” ka mbërritur edhe në qytetin e Shkodrës.

Të gjithë ata që kanë patur dëshirë kanë firmosur në një çadër të vendosur në qendër të qytetit sepse mendojnë se reforma në drejtësi do të pastrojë politikën shqiptare. Por ka edhe nga ata të cilët janë pesimistë dhe nuk kanë besim tek reformat ë drejtësi. Koordinatoret e peticionit për reformën në drejtësi në Shkodër shprehen se ka një interesim të madh nga ana e qytetarëve për të firmosur pro reformës në drejtësi. Peticioni “Pro reformës në drejtësi” është një nismë e shoqërisë civile që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë por që nuk është mirëpritur nga opozita që e ka cilësuar si një iniciativë të qeverisë dhe si një arsye më shumë për të vijuar protestën e tyre në çadrën e lirisë përpara kryeministrisë.

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS, TRANSPORTI URBAN AKOMA PA ZGJIDHJE
Artikulli tjetërPRONAT. RAMA AKUZON GJYKATAT