Koalicioni mes PS dhe LSI është solid dhe një gjë të tillë e vërteton votimi i çdo ligji apo reforme në parlament.

Kështu shprehet deputeti i PS Alfred Peza teksa thotë se ende nuk është vendosur koalicioni mes këtyre dy forcave politike për zgjedhjet e 2017. I pyetur për partinë e Ben Blushit nëse është një kosto, deputeti Peza mirëpret çdo forcë të re politike që ka mbështetjen e qytetarëve dhe nuk e cilëson si një kosto për socialistët. Deputeti Peza flet edhe për debatet në komisionin e medias ku ai është nënkryetar duke thënë se i shërbejnë demokracisë. Pak ditë më parë deputeti socialist Alfred Peza prezantoi në Shkodër organizimin dixhital që do të jetë në të gjitha degët e PS në mbarë vendin.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KONCERTI TRADICIONAL I KRISHTLINDJEVE
Artikulli tjetërBASHA NË 26 VJETORIN E THEMELIT TË PD