Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO-së. Berisha i është referuar ministres virtuale Diella, për të pyetur mbi vërtetësinë e raportit të Komisionit të Venecias që Rama citoi sot në hyrje të podkastit ‘Flasim’, i cili shprehej kundër pezullimit të Ballukut. Sipas bisedës së zhvilluar me Diellën, Berisha thotë se kjo e fundit i ka dhënë përgjigje negative mbi ekzistencën e këtij reagimi nga Komisioni i Venecias për këtë rast specifik, por vetëm raporte për të zgjedhur vendorë.

Reagimi i Berishës:

Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik

Të dashur miq,

Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.

Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.

Pyetja ime është: kush gënjen?

Diella apo Rama?

Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?

Artikulli paraprakTRAGJIKE NË AZINË JUGLINDORE/ RRETH 500 PERSONA KANË HUMBUR JETËN NGA STUHITË TROPIKALE
Artikulli tjetërRAMA URON TË DIELËN ME PAMJE NGA URA E MESIT