Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e caktuar nga Gjykata e Posaçme. Kreu i qeverisë argumenton teknikisht se përsë Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë ankimimin e vendimit të GJKKO-së, nga Këshilli i Ministrave. Në një postim në rrjetin social “X”, kryeministri shkruan se sot kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Më tej, kreu i qeverisë shkruan se ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara, pasi Balluku nuk ka mundësinë e firmës, për t’i çuar përpara.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRPLASEN DY AUTOMJETE NË MALËSINË E MADHE, DËMTOHEN DY DREJTUESIT E AUTOMJETEVE DHE DY PASAGJERËT
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE SHTYN SHQYRTIMIN PARAPRAK PËR ÇËSHTJEN “BALLUKU”, JA DATA KUR DO TË ZHVILLOHET SEANCA