Drejtimi i mjetit me shpejtësi tepër të lart është shndërruar në një fenomen shumë shqetësues, duke u bërë burim aksidentesh me pasoja vdekjeje.

Vetëm ditën e sotme, policia rrugore ka pezulluar 9 patenta, pasi nga ora 07:00-15:00 në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas, këta drejtues kanë lëvizur me një shpejti nga 147 km/h deri në 182 km/h.

“Të qarkullosh me mjet s’do të thotë që të të duket si pistë avioni apo makina. Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm deri në këto momente, kontrolle të pandërprera në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas.

9 patenta të pezulluara për shpejtësi të evidentuara gjatë kontrolleve me prej orës 07:00 deri në orën 15:00. Shpejtësi që varionin nga 147 km/h deri në 182 km/h. Shpejtësi që të vret jetë”, njofton policia rrugore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDETAJE TË REJA NGA HISTORIANI QË VRAU TË DASHURËN 40 VJET MË TË VOGËL
Artikulli tjetërARRESTOHET NË TIRANË ISH DREJTORI I ALUIZNI-T, LEGALIZOI 3 VILA QË ENDE NUK EKZISTONIN