Është pezulluar për një vit gjyqi ndaj Bledar Jambellin, i akuzuar si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut.

Pezullimi bëhet me qëllim njoftimin e të pandehurit i cili vijon të jetë në kërkim dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Bledar Jambelli nga Fieri ose i njohur ndryshe si Rikardo Muka, është personi i dyshuar si porositës i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, e cila me 17 prill të këtij viti caktoi për të masën e arrestit me burg në mungesë.

 

Kërkimet policore për kapjen e tij deri me tani në territorin e Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërkohë që është mësuar se ai ndodhet jashtë vendit.

Mikel Shallari vrau kryekomisarin Artan Cuku pasi iu premtua se do të merrte 20 mije euro, si dhe do e ndihmonin të largohej drejt Gjermanisë. “Mikel Shallari është ekzekutori material i krimit të vrasjes së viktimës Artan Cuku. Krimi është porositur dhe kryer në bashkëpunim me të pandehurit, Bledar Jambelli, dhe Kristaq Leci.

Mikel Shallari nuk ka pasur njohje me viktimën, ndaj e vetmja mundësi është shpjegimi i tij se krimi është porositur kundrejt pagesës dhe përfitimeve të tjera, nga Jambelli dhe Leci, për shkak të ndalimit të Bledar Jambellit dhe mbajtjes në Paraburgim nga 7 dhjetori 2012 deri më 7 qershor 2014.

Fakt për të cilin ai ngarkonte me përgjegjësi viktimën. Pra krimi lidhet me detyrën që kryente viktima si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës në ato vite.” shkruhej në akt marrëveshjen e përbërë nga 9 faqe tw firmosur me ekzekutorin.

25 vjeçari ka treguar se porositë i krimit është Bledar Jambelli ndërsa ndërmjetësi Kristaq Leci të dy persona të shpallur në kërkim dhe që po te gjykohen në një proces të ndarë.
Vrasja ndodhi më 8 prill 2017.

Artikulli paraprakREVOKOHEN 4 LEJE MINERARE NË KRUJË
Artikulli tjetërKËRKOHET BURG PËR JETË PËR DJALIN QË VRAU PRINDËRIT NË BATHORE