Menjëherë sapo drejtorja e departamentit të bio-kimisë Ditika Kopliku është shfaqur duke marrë 100 euro për të kaluar një student në videon e emisionit investigative “Stop” kanë nisur që të merren edhe masat ndaj saj.

Drejtuesit e universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë urdhëruar një mbledhje të departamentit. Pas kësaj mbledhje fillimisht është vendosur që pedagogia Kopliku të pezullohet nga detyra. Ky vendim ka qenë unanim dhe i padiskutueshëm. Pas këtij vendimi do të ketë një tjetër mbledhje, këtë radhë nga Këshilli i Etikës i cili ka në dorë që të marrë dy vendime. Etika ose vendos për ta përjashtuar apo për ta lënë në detyrë. Cilido që të jetë vendimi i Këshillit të Etikës në fund do të jetë senati ai që do vendos nëse pedagogia Kopliku duhet që të largohet apo jo nga posti që mban në universitetin e Shkodrës. Për të ndjekur të gjitha këto hapa natyrisht që do të duhet një kohë e caktuar. Policia ka shpallur në kërkim 46 vjeçaren Didika Kopliku për rastin në fjalë. Universiteti i Shkodrës do të ndjekë edhe vendimin e gjykatës. Videot ku pedagogët marrin para për të dhënë një provim po kthehen në një shqetësim teksa universiteti i Tiranës dhe Shkodrës të paktën nga rastet e publikuara janë më të prekurit nga ky fenomen. Kjo bën që shumë studentë të mos kenë më shumë besim tek universitetet shtetërore duke preferuar në sasi të konsiderueshme universitetet private.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPERI-MAQEDONI, SHQIPËRIA MERR TRI PIKËT E PARA
Artikulli tjetërDANI: STUHIA E PRITSHME NË SHKODËR