
Përfundimi i procesit të rindërtimit nga tërmeti në Bashkinë Lezhë, duke ende larg.Puna për ndërtimin e 41 banesave individuale është pezulluar prej disa muajsh, pasi firma që kishte fituar tenderin është tërhequr, për shkak të rritjes së kostos së ndërtimit duke kërkuar shtim të fondit.Diçka e tillë është bërë e ditur nga N\kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, sipas të cilit po punohet për ti dhënë zgjidhje të shpejtë kësaj situatë.
Bashkia Lezhë garanton të gjitha familjet e ngelura të pastreha nga tërmeti se do të trajtohen me bonusin e qirase, deri në rindërtimin e shtëpive.
Bashkia e Lezhës është një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili la të pastrehë 246 familje. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani kanë hyrë në apartamentet e reja 198 familje dhe 207 familje kanë marrë pjesën e parë të grantit për t’i ndërtuar vetë shtëpitë.


