Vaksina Pfizer nga BioNTech, është e para që shkon përtej licencimit të përkohshëm për përdorim te njerëzit 16 vjeç e lart. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, kjo do te hapë rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera.

Pfizer tha se kishte dorëzuar të dhëna në FDA me 44,000 pjesëmarrës në provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Turqinë, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut. Sipas të dhënave, vaksina është 91% efektive në parandalimin e infeksionit, një përqindje pak më e ulët se dhjetorin e kaluar, kur u lëshua leja e urgjencës.

Sipas industrisë farmaceutike, zvogëlimi i katër pikave është për shkak të faktit se studiuesit kishin më shumë kohë për të identifikuar pacientët e infektuar.

Një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family zbuloi se tre nga 10 persona të pavaksinuar thanë se kishte të ngjarë të vaksinoheshin me një vaksinë plotësisht të licencuar.

Artikulli paraprakCOVID-19/ NDALIMI I HYRJES NË RESTORANTE DHE NË ÇDO AMBIENT TË MBYLLUR, GJERMANIA MASA TË RREPTA KUFIZIMESH PËR TË PAVAKSINUARIT
Artikulli tjetërKONTROLLE TË ASHPRA NË RRUGË ME KAMERA, 40 SHOFERË TË ARRESTUAR, HEQJE PATENTASH DHE NDËSHKIME ME GJOBA