Pfizer-BioNTech së fundmi ka dërguar kërkesën e saj pranë Agjensisë Evropiane të Barnave përmes të dhënave klinike që ka siguruar për rezultatet e testeve të kryera me vaksinën që ata prodhojnë te fëmijët midis moshës 5 dhe 11 vjeç, për të marrë dritën jeshile për përdorimin e saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania. Ndërkohë deri më tani asnjë vaksinë nuk është autorizuar për tu përdorur tek kjo grupmoshë.

Komiteti këshillues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, ka miratuar përforcuesin, dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson me dozë të vetme Covid.

Ekspertët e kanë miratuar atë për ata mbi 18 vjeç dhe duhet të kenë kaluar dy muaj nga marrja e dozës së parë të vaksinës.