Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë kërkuar një autorizim të përdorimit urgjent për vaksinën e tyre antiCOVID-19 për fëmijët midis moshave 5 dhe 11 vjeç, që do të mbronte më shumë se 28 milionë persona në SHBA.

“Me rastet e reja te fëmijët në SHBA, që vazhdojnë të jenë në një nivel të lartë, kjo paraqitje është një hap i rëndësishëm në përpjekjen tonë të vazhdueshme kundër COVID-19”, tha Pfizer në një deklaratë.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ky kërcënim serioz i shëndetit publik”, shtoi kompania. Vaksina tashmë është miratuar për ata 12 vjeç e lart.

Artikulli paraprakNGA 11 TETORI CERTIFIKATAT E VAKSINAVE TË LËSHUARA NË SHQIPËRI DO NJIHEN EDHE NË BRITANI
Artikulli tjetërFAO: ÇMIMET E USHQIMEVE NË BOTË ARRIJNË NIVELIN MË TË LARTË NË 10 VJET