Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe BioNTech në nëntor do t’i drejtohet Administratës Amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) për të miratuar vaksinën anti-COVID për fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç. Lajmi është bërë me dije nga kryetari kryesor financiar i kompanisë Pfizer, Frank D’Amelio.

Pfizer më herët ka paralajmëruar se do të aplikojë për miratimin e vaksinimit të fëmijëve të moshës prej pesë deri në 11 vjeç. D’Amelio ndau informacionin se aplikimi për miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç do të përpunohet pas dorëzimit të kërkesës prej moshës pesë deri në 11-vjeç.

Vaksina Pfizer/Biontech është miratuar në gusht nga FDA dhe është vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër COVID-19. Pfizer dhe Moderna janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12-vjeç.

Artikulli paraprakORËT E PASDITES DO TË SJELLIN KALIME VRANËSIRASH NË TË GJITHË VENDIN, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërASTRONAUTËT AMATORË NISEN NË MISIONIN ‘INSPIRATION 4’