Në një kohë kur mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë, kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Ndërkohë që shumë vende po përballen edhe me një problem tjetër po marrin më pak doza nga sa ishte parashikuar. Gjashtë shtete e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ulet besueshmëria e procesit të vaksinimit”.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi kompaninë Pfizer-BioNTech. Në një letër drejtuar komisionit Evropian gjashtë ministrat e Shëndetësisë i bën thirrje Brukselit të sigurojë transparencë dhe stabilitet.

Ndërsa vetë kompania në një komunikim për mediat bëri me se dërgesat e reduktuara ishin një çështje e përkohshme.

“Edhe pse kjo do të ndikojë përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, kompania do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit,” bëri me dije Pfizer.

Brukseli ka blerë rreth 2 miliardë doza vaksinash nga kompani të shumta për përdorim në 27 vendet anëtare dhe kontrata me Pfizer/BioNtech është për 600 milionë doza, gjysma e të cilave pritej të dorëzoheshin para shtatorit.

Danimarka ka siguruar numrin më të lartë të qytetarëve të cilët kanë marrë dozën e parë dhe pas saj vijnë Irlanda dhe Italia vijnë më pas me më shumë se 1,600 doza për 100,000 banorë.

Në vendet e BE ka nisur të shpërndahet edhe vaksina e Moderna, ndërsa ajo e prodhuar nga AstraZeneca pret aprovimin e Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila pritet të vijë në 29 Janar.