Gjatë stinës së verës rastet e pickimeve nga insektet janë të shpeshta. Në qendrën shëndetësore “Mes” pjesë e njësisë administrative Postribë deri më tani janë paraqitur rreth 15 raste të pickimeve nga insektet. Dan Rrahi kryeinfermier në këtë qendër shëndetësore shprehet se një pjesë e këtyre rasteve kanë qënë të rënda.

Gjithashtu shqetësuese paraqitet edhe situata sa i takon virozave të stinës tek fëmijët. Kohët e fundit në qendrën shëndetësore Mes 3-4 fëmijë në ditë kanë kërkuan shërbim mjekësor thekson kryeinfermieri.

Mjeku i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes ndaj pickimeve të insekteve dhe kryesisht të zvarranikëve sepse pasojat që mund të sjellin mund të jenë të mëdha.

 

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË PS, KLOSI DHE BILALI: PROCES TRANSPARENT
Artikulli tjetërARQIPESHKËVI I SHKODRËS: U RRITËN ÇMIMET, TREGOHUNI HUMAN