Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni” është libri më i ri i promovuar në Shkodër me autor drejtorin e Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni.
Në këtë botim, autori sjell historinë e themeluesit të studios së parë fotografike në vend, duke e paraqitur Marubbin jo vetëm si fotograf, por si një figurë me formim të gjerë artistik. Bedeni tregon se Pietro Marubbi erdhi për herë të parë në Shkodër në tetor të vitit 1858, si piktor dhe arkitekt.
Sipas autorit,Marubbi është e vetmja figurë e Rilindjes Kombëtare me arsimim në arte, ndërsa për realizimin e librit i janë dashur 12 vite kërkime në rreth 17 arkiva të ndryshme.

Pjetër Marubbi ishte një italian nga Piacenza, i cili pjesën më të madhe të aktivitetit të tij artistik e zhvilloi në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakPROTESTA E MINATORËVE NË SPAÇ, DESHTON SËRISH TAKIMI
Artikulli tjetërSOT ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE NË 5 BASHKI, RAMA THIRRJE QYTETARËVE: VOTONI!