Në Galerinë e Arteve të Shkodrës eshte peruruar ekspozita vetjake ” Pik-pamje” e artistes Ikbale Kalaja Bushati.

Artistja luan me konceptin e pikës në këtë ekspozitë fotografike duke e sjellë atë herë si koncept i prekshëm, (pika e ujit, e pluhurit, etj.) e herë si koncept abstrakt duke e përdorur si njësi matëse (një pikë emocioni, një pikë ndjesie, etj). Edhe videot në këtë ekspozitë tentojnë të vazhdojnë këtë koncept pik-pamjeje, duke u munduar ta vendosin publikun në një situatë të përsëritur imazhesh, për t’i dhënë kohë reflektimit mbi të.

Artikulli paraprakBASHKIA MALËSI E MADHE, NISIN PUNIMET PËR RIKONSTRUKSION
Artikulli tjetërARRESTOHET NE RINAS ,PO TRAFIKONTE TRE SHTETAS TURQ