Kjo e dielë ka shtuar lëvizjet në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit.
Kryesisht fluksi i udhëtarëve ishte në dalje të territorit shqiptarë.
Qytetarë nga Shkodra por edhe turistë të huaj kanë lëvizur nga kjo pikë për në shtetin fqinjë të Malit të Zi me destinacion pikat turistike .

Sipas autoriteteve doganore në 24 orët e fundit kanë lëvizur në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit rreth 15 000 persona ku kanë dalë nga territori shqiptarë 8500 persona dhe kanë hyrë 6500 . Ndërsa janë regjistruar 4200 automjete. Sipas autoriteteve doganore në këtë pikë po punohet me 4 sportele dy në hyrje dhe dy në dalje.

Artikulli paraprakRAMA NGA SHKODRA: DIASPORA DO T’I JAPË SHUPLAKËN MË TË NXEHTË KËNETËS
Artikulli tjetërPËRPLASJE ME ARMË NË LAÇ, NDËRRON JETË 24-VJEÇARI