Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Muriqanit kanë dalë rreth 4 mijë shtetas dhe 905 automjete ndërkohë që kanë hyrë pothuaj gjysma, rreth 2 mijë persona dhe 930 automjete. Nga burime informacioni prane kësaj pike kufitare këto shifra dhe radhë të pakta janë normale në ditët e para të vitit të ri ku fillon edhe fluksi I kthimit të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendet e punës në Europë por jo vetëm.

Situata duket normale edhe pse puna vijon me kapacitet maksimal nga të dyja palët si shqiptare dhe malazeze. Aktualisht po punohet me 5 sportele, 3 për automjete dhe 2 për autobuzët e linjave turistike ku pritja shkon mesatarisht nga 10 – 15 minuta. Duke filluar nga dita e sotme pritet rritja e fluksit të emigrantëve shqiptarë të cilët largohen nga vendi, por e gjithë kjo situatë po përballohet mjaft mirë bëjnë me dije burime informacioni nga pika kufitare e Muriqanit.

Vështirësia më e madhe e kalimit është gjatë fundjavës, ku emigrantët larrgohen për të filluar punën të hënë e 6 janarit. Ndërsa në hyrje, shifrat kanë qenë normale, ku rreth 2 mijë persona kryesisht shqiptarë janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë kaluar festën e fundvitit në vendet fqinje si Mali I Zi.

Vitet e fundit, për shkak edhe të ofertave të shumta nga agjensi turistike një numër I madh I shtetasve shqiptare drejtohen në Malin e zi për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në pikat më të njohura turistike, kryesisht në Kolasin ku infrastruktura dhe shërbimet atje lënë në hije edhe zona të tjera malore në Shqipëri të cilat shumë mirë mund të shfrytëzoheshin për turizëm malor.

Artikulli paraprakNDËRTESË REKORD, HOTELI MË I LARTË NË BOTË DO TË JETË NË DUBAI
Artikulli tjetërSHKODRA I KTHEHET NORMALITETIT PAS FESTAVE