Pikasen nga policia, trafikantët djegin gomonen me 2 ton kanabis

Një gomone me dy motorë e ngarkuar me rreth 2 ton lëndë narkotike kanabis, është djegur mesditën e kësaj të hëne në Gjirin e Gramës, në Vlorë. Dyshohet se trafikantët janë pikasur nga policia dhe në këtë moment për t’i shpëtuar forcave detare i kanë vënë flakën mjetit lundrues bashkë me kanabisin që ndodhej në të. Policia e Vlorës bën të ditur se transportuesit e lëndës narkotike janë shtetas italianë. Pasi kanë djegur gomonen, ata janë larguar në drejtim të paditur. Policia vijon kontrollet në zonë për prangosjen e trafikantëve.