Oborri i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër për disa ditë do të jetë krejt ndryshe. Rezidentët në atë qendër do të kenë mundësi që të shijojnë 25 piktura të realizuara nga nxënësit e shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Edmond Emini thotë se është i interesuar për të patur bashkëpunime të tilla që shërbejnë për ndryshimin pozitiv të gjendjes së rezidentëve në atë institucion.

25 pikturat e nxënësve të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” do të shkojnë si dhuratë për shtëpinë e të moshuarve të Shkodrës.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakORGANIZOHET KUPA “MEJDAN ZHIVANI”
Artikulli tjetër“TOYOTA”-T ME EURO, 4 TË ARRESTUARIT DALIN PARA GJYKATËS