Ambasadorja e SHBA Yuri Kim thotë se pret që Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.

“Historia është një gjë kureshtare. Historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës është hapur në vitin 1988 si një festim cinik i diktaturës.

Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë duket sikur do tu thoshte qytetarëve se njerëzit janë subjekte pasive të një historie brutale në të cilën një kishin asnjë rol. Shqiptarët treguan në vitin 1991 dhe siç e tregojnë e dhe sot në fakt ata e kishin një rol. Populli shpalli se ata janë krijuesi i historisë.

Pres me kënaqësi që kjo piramidë të shndërrohet nga një simbol të kaluarës së errët në një inkubator për të ardhmen e ndritur të popullit të Shqipërisë, në një të ardhme ku më të mirët e Shqipërisë të mësojnë dhe të bëhen krijuesit e historisë së tyre”, tha Kim.