Zyra e Invalideve te Punes ka ngritur nje shqetesim qe sipas tyre po i penalizon ne kompensimin qe marrin per energjine elektrike. Kryetari i kesaj zyre Myhedin Pirani shprehet se kategoria e invalideve te punes sipas ligjit nuk e paguan tarifen e televizionit publik e cila mberrin me faturen e energjise elektrike por ne sistem invalidet e punes dalin debitore ndaj OSHEE.

Kryetari Pirani ben te ditur se i eshte drejtuar me shkrese disa institucioneve te larta madje ceshtja ka mberritur edhe ne zyren e Kryeministrit ne menyre qe kjo burokraci e institucioneve te mos penalizoje kategorine e invalideve. OSHEE i ka quajtur debitorë edhe për taksën e televizionit, që ishte e përfshirë në faturën e dritave. Edhe pse në bazë të legjislacionit në fuqi, kjo kategori është përjashtuar nga taksa e TV-së, invalidëve u mbahen lekët për vitet e kaluara. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të shoqatave që përfaqësojnë individë të kategorive të caktuara, asgjë nuk është bërë në zbatim të një të drejte të fituar me ligj.