Se shpejti te gjithë invalidët e punës ne Shkodër do te pajisen me dëshmitë e reja digjitale .Këtë fakt e konfirmon kryetari i kësaj shoqate për qytetin e Shkodrësës Myhedin Pirani i cili nënvizon se ne këtë mënyre do te eliminohet përfundimisht çdo parregullsi për këtë kategori pasi çdo libreze elektronike do te ketë një cip personal.

Viti 2016 duket se do te jete fillimi i pajisjes se invalidëve me këto karta. Kreu i invalidëve thekson se ka evidentuar 2 raste falsifikimesh te dokumentit përkatës, i cili me pas është keqpërdorur.Shoqata e invalidëve te punës u bën thirrje invalidëve te punës te kenë kujdes ne çdo rast ne mënyre te tille qe libreza e tyre te mos bjere pre e falsifikimeve .Kjo e fundit nënvizon se këto problem do te marrin fund një here e mire, Me dixhitalizimin e ri I cili pritet te marre dritën jeshile brenda pak muajsh.Ky projekt I ri kartash qe përfshin rreth 3300 invalidë te punës ne shkodër pritet ti hape rruge edhe nje tjeter problem qe kjo kategori personash është përballur gjate vitit 2015, lëvizja falas ne urbanet e qytetit.

Artikulli paraprakAKSIONI I PASTRIMIT, HARROHET NJËSIA ADMINISTRATIVE GURI I ZI
Artikulli tjetërNË SHELQET NJË TREG NË NATYRË, NA SHOQËRON ÇDO FUNDJAVË