DREJTORESHA BLLOKON MËSIMIM, SIPAS SAJ ËSHTË LEJUAR ZHVILLIMI I NJË MITINGU POLITIK. Banorët e fshatit Pistull të komunës së Hajmelit kanë zhvilluar një proteste diten e enjte pranë Shkollës së Mesme të Bashkuar “Lazer Kabashi”. Shkak ka qenë mos zhvillimi i mësimit nga drejtoria e shkollës e cila ka nisur të gjithë nxënësit në shtëpi.

Kjo ka bërë që prindërit e fëmijëve të reagonin e duke kërkuar një arsye pse ajo ka mbyllur dyert e shkollës. Drejtoresha e kësaj shkolle Bora Permargjeta ka dhënë versionin e saj pse ajo ka reaguar duke mos lejuar zhvillimin e mësimit ku sipas saj nuk duhej zhvilluar një miting i një partie politike brënda territorit të shkollës. Banorët e pistullit kanë vijuar me disa orë duke qëndruar përpara shkollës e duke pritur një sqarim dhe nga vetë drejtoresha e arsmimit Afërdita Haka e cila ka mbërritur në ambjentet e shkollës. Pavarësisht diskutimeve është dashur dhe një bisedës brenda drejtorisë së shkollës me përfaqëuses të prindërve ku më pas është rënë dakort që kjo ditë mësimi të zëvëndësohet më një ditë të shtunë.

Artikulli paraprakDIBRA: ME SKËNDERBEUN SHKOJMË PËR REZULTAT POZITIV
Artikulli tjetërASGJESOHEN 2320 RRËNJË BIMË NARKOTIKE