Premiera e shfaqjes “Piter Pan” ka zgjura shumë kuriozitet tek fëmijët të cilët kshin mbushur plot sallën në teatrin “Migjeni”.

Një atmosferë e tillë nuk ndihej prej shumë vitesh në teatrë ku gjallëria e fëmijëve mbushte çdo cep të sallës më padurimin e tyre në fillimin e shfaqjes. Drejtorja e teatrit “Migjeni” shprehet mjaft entuziaste në premierën e “Piter Pan” ku fatmirësisht kjo shfaqje përkon edhe me diten e luleve.

Por kjo shfaqje vjen me një slogan të veçantë ku fëmijëve u bëhet thirrjet “Fëmijë sillni prindërit në teatër”. Kjo shfaqje me suksesin që arriti që në premierë do të vendoset në skenë për disa ditë me radhë ku të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë që ta shohin . “Piter Pan” vjen mjaft këndshëm tek fëmijët ku kasti I aktorëve si Sara Smaja, Jozef Shiroka, Kristiana Dodaj etj kanë punuar intensivisht deri në realizimin e saj. T

eatri I fëmijëve I rikthehet Shkodrës mbas thuajse 30 vitesh duke synuar tashmë që këto shfaqje të jenë në vazhdimsi në të gjtha projektet që do të realizohen duke synuar që të rikthejnë në teatrin “Migjeni” publikun e së ardhmes.

Artikulli paraprak“RIGHT TO THE CITY” NË SHKODËR Go2
Artikulli tjetërPLAGOSET ME ARMË ZJARRI NELSON HYSA